Greqia ka shtrënguar masat anti-Covid në 3 rajone të vendit për 10 ditë, nga e shtuna. Zv.ministri i Mbrojtes Civile, Nikos Hardalias, tha se dyqanet e vetme që do të mbeten të hapura gjatë fundjavave në Atikë, Selanik dhe Halkidiki janë supermarketet, dyqanet ushqimore, furrat e bukës, karburantet dhe farmacitë, që të funksionojnë gjatë orarit 07:00 – 17:00.
Mediat vendase shkruajnë se do të ndryshojë edhe ora policore. Lëvizja e qytetarëve do të ndalohet pas orës 18:00.
Po ashtu, shkollat e mesme në këto rajone do të mbyllen dhe mësimi do të vijojë online. Këto masa do të qëndrojnë në fuqi deri në 15 shkurt.