Nga 5 janari rikthehet fasha orare e kufizimeve të para festave të Fundvitit. Shefja e Survejancës Epidemiologjike pranë Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini u shpreh sot se kopshtet dhe çerdhet i rikthehen aktivitetit të tyre, ndërsa universitetet rifillojnë mësimin online.

Ndërkohë, nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme do të rikthehen në klasa më 11 janar me mësimin e alternuar.

“Pavarësisht rekomandimeve të njëpasnjëshme jo vetëm mediatike, por edhe të strukturave shëndetësore përkundrejt minimizimit sa më shumë, sigurisht që grumbullime ka pasur dhe parashikimet përkundrejt 3 javëve në vijim, sjellin një trend më në rritje të rasteve me Covid. Gjithsesi, mbetemi në kuadrin e parashikimeve për të vlerësuar situatën në mënyrë dinamike”, u shpreh Tomini.