Grupi Parlamentar i Parlamentar i PS eshte mbledhur sot ne Elbasan ne nje mbledhje qe do te zhvillohet ne nje kompleks jashte qytetit.
Mbledhja eshte hapur nga Kryetari I Grupit Parlamentar Niko Peleshi i cili eshte fokusuar mbi sfidat e ketij sesioni Parlamentar.
Po ashtu jane duke mbajtur fjalen e tyre kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali dhe Ministri i Shtetit per Marredheniet me Parlamentin Taulant Balla.
Ministri i Shtetit per Marredheniet me Parlamentin vuri ne dukje rendesine e komunikimit me qytetarin duke u ndalur me gjate ne fjalen e tij tek vota e disapores
Mesohet gjithashtu se deputetet do te njihen me punen e deritanishme te Komisionit Antikorrupsion dhe komisionit te dezinformimit.
Po ashtu si porosia per ministrat, edhe deputetet duhet te fokusohen ne komunikimin e tyre me qytetarin perballe por edhe permes rrjeteve sociale.
Nje ceshtje e rendesishme diskutimi ne mbledhjen e grupit Parlamentar te PS eshte edhe integrimi i Shqiperise.
Znj. Majlinda Dhuka eshte foli ne mbledhjen e Grupit Parlamentar mbi procesin e integrimit europian, mundesite e financimit te projekteve nga BE, thellimi i reformave dhe ecurine e deritanishme te procesit te integrimit.
Z. Xhafa dhe Z.Braçe kane referuar perkatesisht mbi punen e komisioneve Antikorrupsion dhe komisionit te dezinformimit.
Kryeministri Rama pritet ti bashkohet mbledhjes rreth ores 14:00.