Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar që prej ditës së djeshme ka hyrë në fuqi marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Serbisë mbi lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve.

Sipas marrëveshjes së re për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Serbisë do të cilësohen si të vlefshme këto dokumente: pasaportë, pasaportë diplomatike, pasaportë shërbimi, një dokument udhëtimi për hyrje (kthim) në Shqipërisë, kartë identiteti biometrike.

Ndërsa, për shtetasit serbë që do të kalojnë kufirin shqiptar do të cilësohen të vlefshme këto dokumente: pasaportë, pasaportë diplomatike, pasaportë shërbimi, leje kalimi, kartë identiteti biometrike.

Serbia bëhet kështu vendi i pestë, pas Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje Hercegovinës, ku qytetarët shqiptarë mund të lëvizin lirshëm vetëm duke paraqitur një kartë identiteti biometrike.