Covid-19 në Shqipëri po përhapet me ritme të shpejta dita-ditës. Rastet e reja me infektim po shkojnë drejt rritjes, ndërsa edhe spitalet po shkojnë drejt ezaurimit total.
Një ndër 190 pacientët e shtruar në spitalin covid-2 “Shefqet Ndroqi” është edhe ish-trajneri i kombëtares së basketbollit për meshkuj dhe i Tiranës, Roland Avrami.
Infektimin me covid, ish-sportisti i njohur thotë se edhe e kishte menduar, por jo shtrimin në spital.
Z. Avrami duke folur për Euronews Albania nga spitali “Shefqet Ndroqi”, ai bën apel që të tregohet kujdes pasi mjafton frekuentimi i bareve dhe lokaleve pa maska dhe rreziku për t’u prekur rritet ndjeshëm.
Për gjendjen e tij shëndetësore, ish-trajneri i kombëtares në basketboll shprehet optimist pasi është në përmirësim.
“Asnjëherë se kisha menduar, unë madje rri gjithë ditën në kafe, tako njerëz hyjnë e dalin pa maska pa gjë, sesi erdhi nuk e mora vesh, paska qenë për t’u kaluar. Kam komunikuar me familjarët, jam në përmirësim siç thonë mjekët, po është vetëm fillimi”, tregon ai.