Kryeministri Edi Rama reagoi sot lidhur me incidentin e ndodhur në Elbasan duke e cilësuar një shfaqje vulgare dhe një tjetër shembull i degradimit të një opozite demode.

Kreu i qeverisë shprehet se ndjen keqardhje për PD-në e kthyer në vegël e dy hallexhinjve të të drejtësisë.

“Kjo shfaqje vulgare është një tjetër shembull i degradimit të një opozite demode, e cila ka në krye një kukull në duart e Saliut&Ilirit, që duan sherr e përçarje, për të marrë peng Shqipërinë e drejtësinë!Keqardhje e madhe për PD e kthyer në vegël e dy hallexhinjve të drejtësisë”, – theksoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “tash 20 vjet që vij në ditën e verës në Elbasan, s’kisha parë një turmë ulëritëse me flamuj partie, si ai automobili zhurmues i filmit “Koncert në vitin 36″! Dukeshin si 100 kopje të Ilir Metës, ndërsa Luli kishte parkuar makinën në korsinë e bicikletave e ishte fshehur mes tyre”.

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Elbasanin me rastin e Ditës së Verës. Mediet raportuan se ka pasur përplasje mes militantëve.