Ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka deklaruar nga Bosnje-Herecegovina se vendet e Ballkanit Perëndimor shumë shpjet do të jenë pjesë e Bashkimit Evropian.

Sipas për disa vite 1/4 e anëtarëve të BE të jenë vende të Ballkanit.

“Për disa vjet, ne mund të parashikojmë një Bashkim në të cilin të paktën një e katërta e anëtarëve të tij janë vendet e Ballkanit. Kjo do të kishte qenë e pakonceptueshme 30 vjet më parë. Angazhimi ynë është afatgjatë. Ajo reflektohet në Agjendën e Selanikut që u miratua në 2003. Ne mbetemi plotësisht të përkushtuar ndaj këtij procesi sepse besojmë se është rruga e vetme drejt paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon dhe në BE si një e tërë ”- tha Dendias.

Gjithashtu, ministri i Jashtëm grek i ka bërë apel BE-së që të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor me pandeminë.