Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit në Londër zhvilloi një takim me drejtorët ekzekutivë dhe anëtarë të bordit të kompanive kryesore në Mbretërinë e Bashkuar.

Në fokus të takimit ishte nxitja e investime që lidhen me biznesin, energjinë dhe mjedisin.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama publikoi foto nga ky takim teksa u shpreh se, “bashkë me drejtorët ekzekutivë dhe anëtarë të bordit të kompanive kryesore në Mbretërinë e Bashkuar, diskutuam mbi investime që lidhen me biznesin, energjinë dhe mjedisin”.

Gjatë këtij takimi, Rama shoqërohej nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj dhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.