Janë 19 749 rastet pozitive me COVID-19 të regjistruara në 24 orët e fundit në Itali, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, që e çojnë totalin e tyre në 3 101 093.

Në vend u raportuan edhe 376 vdekje shtesë (gjithsej 100 479).

Shkalla e pozitivitetit ra nga 7,5% dje në 5,7% sot.

Aktualisht, ka 2 756 pacientë në kujdes intensiv Covid, 56 më shumë se dje, në bilancin ditor midis hyrjeve dhe daljeve.

Pranimet ditore në reanimacion, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, janë 278 (dje ishin 231).

Në pavijonet e zakonshëm Covid ka 22 393 pacientë, një rritje me 562 njësi nga një ditë më parë.