Kryeministri italian, Giuseppe Conte, iu është drejtuar me një mesazh qytetarëve për të bashkuar forcat në shenjën e besimit të ndërsjellë për të ndryshuar Italinë, në mënyrë që të mos lënë askënd pas.
“Dyert e qeverisë do të qëndrojnë gjithmonë të hapura”, deklaroi ai.
Ndër të tjera kryeministri theksoi se është e rëndësishme të mbrojnë shëndetin pasi javë të vështira i presin italianët.
“Duhet të mbrojmë shëndetin për të mbrojtur ekonominë, na presin javë të vështira” tha Conte ndërsa premtoi ndihmë për familjet me fëmijë dhe ndihma të reja për italianët në vështirësi.
“Ne po përcaktojmë mënyrat më efektive dhe të shpejta për t’u ofruar ndihmë ekonomike personave dhe bizneseve në vështirësi” – tha Conte.
Gjatë 24 orëve të fundit Italia ka shënuar një tjetër numër të lartë të infektuarish, afërsisht 20 mijë qytetarë të prekur.