Italia ka kthyer gjysmë karantinën për shkak të shifrave të larta të COVID-19.

Kryeministri Giuseppe Conte ka firmosur dekretin i cili do të futet në fuqi ditën e hënë. Për pasojë, lokalet, baret, restorantet do të mbyllen pas orës 18:00.

Nga dita e nesërme mbyllen palestrat, teatrot dhe kinematë. Masat e reja anti-COVID do të jenë në fuqi deri më 24 nëntor 2020.