Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në “facebook” ka shpjeguar procedurën si si do të veprohet për të marrë pasaportën dhe kartën e identitetit.

Statusi i Ramës:

PROCEDURA PËR MARRJEN E PASAPORTËS DHE KARTËS SË IDENTITETIT

NË PLATFORMËN https://e-albania.al/ GJENI SHËRBIMIN: “APLIKIM I FORMULARIT PËR LËSHIM OSE RINOVIM TË PASAPORTËS”

NË SMS DHE E-MAIL JU VJEN LINKU PËR TË REZERVUAR DATËN DHE ORËN E TAKIMIT PRANË ZYRËS ALEAT

JU DO TË PARAQITENI VETËM 1 HERË PRANË ZYRAVE TË APLIKIMIT, PASI FORMULARI DHE REZERVIMI I TAKIMIT DO TË KRYHEN ONLINE

PROCEDURË E THJESHTË, QË ZGJAT VETËM 2 MINUTA!

KUJDES! DITËN E TAKIMIT, JU DUHET TË KENI ME VETE KUPONIN E RI PËR PASAPORTË APO KARTË IDENTITETI DHE DOKUMENTET E VJETRA, QË DUHET T’I DORËZONI NË ZYRAT E APLIKIMIT.

Top Channel