komunitetin hebre në Kanada dhe në mbarë botën, përveç të mbijetuarve në Poloni mes kombeve të tjera. Unë mbaj përgjegjësi të plotë për veprimet e mia”, shtoi ai.

Zoti Rota dha dorëheqjen pas takimit me krerët e partive në Dhomën e Ulët vonë të martën. Të gjitha partitë kryesore të opozitës kërkuan që zoti Rota të jepte dorëheqjen. Udhëheqësja për çështjet qeveritare në Dhomën e Ulët, Karina Gould tha se ligjvënësit kishin humbur besimin tek zoti Rota.

“Kjo ka sjellë turp dhe siklet për të gjithë Parlamentin dhe në të vërtetë të gjithë kanadezët. Kryetari bëri gjënë e duhur duke dhënë dorëheqjen”, tha zonja Karina Gould.

Më herët, zonja Gould tha se zoti Rota e kishte ftuar dhe kishte shprehur velrësime për ish-nazistin Hunka pa dijeni të qeverisë apo të delegacionit nga Ukraina.

Top Channel