Jorida Tabaku ka dhënë dorëheqjen si nënkryetare e Partisë Demokratike.
Këtë lajm e ka dhënë në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe vendimi i saj ka ardhur pas një mbledhje të tensionuar në kryesinë e PD-së. Në këtë takim 17 anëtarë votuan për hapjen e menjëhershme të garës dhe mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të partisë në 29 korrik.
Ajo refuzoi dhe propozimin që i bëri sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi për të qenë kryetare e komanduar e partisë, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.
Top Channel