Konflikti i Gazës po shtrihet edhe në territorin tjetër palestinez, Bregun Perëndimor, ku ushtria izraelite njoftoi se ka vrarë pesë militantë tjerë në një operacion në shkallë të gjerë.
Palestinezët vetë nuk e kanë konfirmuar vdekjen e Mohammed Jaberit, i njohur edhe si Abu Shujaa, komandant në grupin militant Xhihadi Islamik, në kampin e refugjatëve Nur Shams. Por shteti hebre pretendon se ai ka vdekur së bashku me katër militantë tjerë gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat izraelite në orët e para të ditës së sotme. Që të pestë këta persona, sipas zëdhenësit të ushtrisë izraelite që i lidh ata me sulme të shumta ndaj objektivave izraelitë, fshiheshin në një xhami.
Izraeli e nisi një ditë më parë operacionin e tij ushtarak në Bregun Perëndimor, i cili është përballur me një rritje të dhunës që kur shpërhtue lufta në Gaza në 7 tetor 2023. Ofensiva ajrore e Izraelit në Xhenin të Bregut të pushtuar Perëndimor erdhi ndërkohë që negociatorët nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari u takuan të mërkurën në Doha për bisedime të nivelit teknik në procesin e negociatave me qëllim arritjen e një armëpushimi në Gazë
Teksa diskutimet për armëpushimin vazhdojnë, me të njëjtin ritëm vazhdojnë edhe sulmet e ushtrisë izraeli në Rripin e Gazës, forcat e të cilës depërtuan me tanke në thellësi të qytetit jugor Khan Younis dhe sulmuan pjesët tjera të territorit, përfshirë në afërsi të një shkolle ku po strehohen familjet e zhvendosura. Sipas personelit mjekësor në Gazë, 34 palestinezë u vranë së fundi, e në mesin e viktimave ishin edhe dy gazetarë lokalë.
Top Channel