Qendra Hapësinore ‘Lyndon B. Johnson’ është ‘shtëpia’ e kontrollit të misionit të NASA-s për të gjitha fluturimet e drejtuara në hapësirë, si dhe qendër kërkimi dhe përgatitjeje për fluturimet njerëzore në hapësirë. Ajo ndodhet në Gjirin Galveston, 40 kilometra larg Houston.
Dhe është pikërisht këtu programi amerikan i hapësirës dëshiron t’ju marrë “me pushime”. NASA po kërkon vullnetarë për një studim izolimi në hapësirë.
Ndërsa miliona njerëz në të gjithë botën presin të çlirojen përfundimisht nga karantina dhe të kthehen në jetwn normale,të jeni të sigurt se ka shumë njerëz që janë të trishtuar nga heqja e masave të izolimit dhe bllokimit, aq shumë sa nuk duan të dalin nga shtëpia. Pikërsiht për këta njerëz ka nevojë NASA, njerëz që të rezistojnë të qëndrojnë 8 muaj të mbyllur në një laborator anije kozmike, e cila kurrë nuk do të ngrihet nga Toka, por premton se këta vullnetarë do të shijojnë përvoja të vërteta të astronautëve.
Qëllimi i testit është të studiojë efektet e bllokimit dhe izolimit afatgjatë në psikologjinë njerëzore, fiziologjinë dhe dinamikën e grupit. Ky “mision analog” synon të mbledhë të dhëna që do të ndihmojnë NASA-n të përgatisë astronautët e ardhshëm për eksplorime të gjata në Hënë dhe Mars.