Rita Ora festoi pak ditë më parë 30 vjetorin e saj. Pavarësisht se këngëtarja ishte mërzitur pasi këtë vit për shkak të pandemisë, festimet nuk ishin ashtu siç do i kishte dëshiruar ajo, gjithsesi për datëlindjen e saj pati një festë me miq dhe familjarë.

Ajo kishte mbledhur rreth 30 persona për të festuar, diçka e cila nuk është e lejuar gjatë pandemisë. Fotot e datëlindjes së saj kanë bërë xhiron e rrjetit, sidomos në mediat britanike, të shoqëruara me shumë kritika.

Përshëndetje të gjithë.Unë organizova një festë të vogël me miqtë e mi për të festuar 30-vjetorin. Ky vendim ishte një nxitje e momentit me pikëpamjen e gabuar se ne po dilnim nga izolimi dhe se kjo ishte OK…Më vjen shumë keq që theva rregullat dhe e kuptoj se kjo i vë njerëzit në rrezik. Ky ishte një gabim serioz dhe i pafalshëm. Duke pasur parasysh kufizimet e kuptoj se sa të papërgjegjshme ishin veprimet e mia dhe unë marrë përgjegjësinë e plotë për to.Ndihem veçanërisht në siklet kur kuptoj se sa fort kanë punuar njerëzit për të përballuar këtë sëmundje të tmerrshme dhe jam plotësisht e vetëdijshme për sakrificat që njerëzit dhe bizneset kanë bërë për të na ndihmuar ne që të jemi të sigurt. Edhe pse kjo nuk do e ndreqë gabimin, dua të kërkoj sinqerisht falje,” ka shkruajtur Rita.

/Descript.al/