Pas dy vjetësh ndërprerje për shkak të pandemisë, në Ostren të Madh të Bashkisë Bulqizë është rikthyer sërish kampionati i mundjes.

Kjo ishte  Kupa e 9-të në  mundje tradicionale sport ky qe zhvillohet në natyrë.

Sportistë të grupmoshave te ndryshme, jo vetëm nga zona e Gollobordës që tradicionalisht njihet ne mbarë vendin për ushtrimin e sportit të mundjes, por edhe nga Dibra, Maqedonia, Kosova, si dhe sportistë veteran te këtij sporti ndër vite ishin pjesëmarrës në aktivitet.

Në garë ishin tre grupe, të rinjtë deri 15 vjeç ku fitues u shpall Blaund Bytyçi nga Prizreni, për grupin e dytë 15-20 vjeç fitues u shpall  Enrik Muça dhe për grupmoshën mbi 20 vjeç, fitues u shpall Arjan Danaj i Ostrenit, i cili fitoi kupën dhe dashin.

Top Channel