Kanadaja ka dhënë mbështetje të pakursyer për Kryesinë Shqiptare të OSBE-së.
Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi sot një takim me ministrin e Jashtëm të Kanadasë, François-Philippe Champagne.
Cakaj është shprehur jashtëzakonisht mirënjohës ndaj Kanadasë për bashkëpunimin e frytshëm në rrafshin dypalësh dhe mbështetjen e pakursyer për Kryesinë Shqiptare të OSBE-së.
“Rrugës për në Sofje të Bullgarisë, në aeroportin e Frankfurtit, zhvillova një takim shumë të vyer edhe me mikun tim, Ministrin e Jashtëm të Kanadasë, François-Philippe Champagne! Jashtëzakonisht mirënjohës ndaj Kanadasë për bashkëpunimin e frytshëm në rrafshin dypalësh dhe mbështetjen e pakursyer për Kryesinë Shqiptare të OSBE-së”, ka theksuar Cakaj.