Vjedhja e informacionieve mbi vaksinat dhe ilaçet, duke përfshirë qëllimet gjeopolitike, janë ndër aktivitetet kryesore nga kriminelët kibernetikë në 2021, sipas kompanisë së sigurisë ”Kaspersky”, i cili ka lëshuar një raport mbi kërcënimet ndaj peizazhit shëndetësor në muajt e ardhshëm.

Para se vaksinat Covid-19 të kalonin nëpër zinxhirin e gjatë ndërkombëtar të vlefshmërisë, hakerat kishin provuar tashmë të sulmojnë bazat e të dhënave dhe serverat e kompanive farmaceutike

Sipas agjencive perëndimore të shërbimeve sekrete ”WellMess” synonte të vidhte informacione për trajtimet në Kanada, Britaninë e Madhe dhe disa vende të tjera.

Në 2021, fushata të tilla do të rriten me shpejtësi, në proporcion me numrin e subjekteve të gatshëm për të lëshuar trajtime të reja.

“Ne duhet të intensifikojmë jo vetëm mbrojtjen kundër virusit, nga ana shëndetësore, por atë në mbështetje të rrjeteve që mbajnë informacion mbi vaksinat” shpjegon kompania e sigurisë.

Gara drejt vjedhjeve, por edhe sulmet kibernetike do të përdoren si pretekst për t’u afruar me çështjet gjeopolitike.

Në të vërtetë, atribuimi i operacioneve që kanë pasoja serioze ose që synojnë zbulimet më të fundit mjekësore me siguri do të citohet si një temë në mosmarrëveshjet diplomatike.

Sipas Kaspersky-t ”kombet me kujdes shumë të fortë shëndetësor publik do të përballen me më shumë vjedhje të të dhënave delikate nga të dhënat e pacientëve”.

Arsyeja kryesore për vjedhjen e informacionit klinik është se, në këtë mënyrë, kriminelët mund të krijojnë fushata të personalizuara, në mënyrë që të mashtrojnë. /os/