Këngëtari i njohur amerikan, Sturgill Simpson ka thënë se është infektuar nga koronavirusi.

Simpson është shprehur se mund të jetë infektuar pasi ishte nisur në një turne që u zhvillua në muajin janar dhe shkurt por pjesa tjetër u ndalua për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Këngëtari shpjegoi se gjatë 13 marsit kishte filluar të kishte dhimbje në gjoks dhe të kishte ethe.

Ai ka treguar se ka luftuar për javë të tëra që të arrijë të bënte testin e koronavirusit.

“Kam kaluar një orë duke dëgjuar një doktor i cili më refuzoi duke më thënë se nuk i përmbush kriteret për testim dhe ishte e pamundur që te  isha infektuar pasi gjatë asaj periudhe virusi nuk ishte përhapur në Evropën Perëndimore”, është shprehur Simpson.

Sakaq, këngëtari ka thënë se së bashku me bashkëshorten e tij kanë bërë pas një muaji testin dhe kishin rezultuar pozitiv.

Ai e përmbylli postimin e tij duke u shpjeguar ndjekësve se do të izolohet për disa ditë derisa të kalojë këtë periudhë të errët të jetës së tij.  (news bomb)