Ditën e mërkurën, datë 15 prill 2020 ora 11:00 Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zhvillojë një mbledhja plenare e cila do të mbahet online.
Kjo mbledhje do të organizohet në lidhje Skype/Zoom me të gjithë anëtarët e Këshillit, në kushtet e karantinimit si rezultat i pandemisë së COVID-19.
Ndërkohë, rendi i ditës do të përfshijë caktimin e drejtuesit të përkohshëm të prokurorisë së gjykatës së Apelit Gjirokastër, për leje të papaguar në prokurorinë e Vlorës dhe krijimi i Prokurorisë të Dosjes Personale dhe të Regjistrit të Prokurorëve pranë Këshilli të Lartë.
Rendi i ditës:
Miratimi i projektvendimit “Për caktimin e përkohshëm të Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër.
Miratimi i projektvendimit “Për dhënie leje të papaguar për arsye familjare për një Prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.
Miratimi i projektvendimit “Për krijimin dhe administrimin pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë të Dosjes Personale dhe të Regjistrit të Prokurorëve”.
/Ora News.tv/