Ditën e mërkurën, datë 15 prill 2020 ora 11:00 Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zhvillojë një mbledhja plenare e cila do të mbahet online.

Kjo mbledhje do të organizohet në lidhje Skype/Zoom me të gjithë anëtarët e Këshillit,  në kushtet e karantinimit si rezultat i pandemisë së COVID-19.

Ndërkohë, rendi i ditës do të përfshijë caktimin e drejtuesit të përkohshëm të prokurorisë së gjykatës së Apelit Gjirokastër, për leje të papaguar në prokurorinë e Vlorës dhe krijimi i Prokurorisë të Dosjes Personale dhe të Regjistrit të Prokurorëve pranë Këshilli të Lartë.

Rendi i ditës: 

Miratimi i projektvendimit “Për caktimin e përkohshëm të Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër.

Miratimi i projektvendimit “Për dhënie leje të papaguar për arsye familjare për një Prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Miratimi i projektvendimit “Për krijimin dhe administrimin pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë të Dosjes Personale dhe të Regjistrit të Prokurorëve”.

/Ora News.tv/