internet bullyingo or cyber bullying

Këshilli i Europës u kërkoi sot 47 shteteve anëtare të bëjnë më shumë për të luftuar kundër urrejtjes në internet, ndërkohë që krimet nga urrejtja në internet janë rritur.

“Urrejtja në internet është gjithnë e më shumë e përhapur. Trollsat po shkatërrojnë jetë, por përhapin mjerim dhe po ushqejnë akte të dhunës në botën reale”, deklaroi në një komunikatë Rik Daems, president i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (APCE).

“Qeveritë duhet të bëjnë më shumë (…). Ata kanë nevojë për ligje të qarta dhe gjithëpërfshirëse që ndalojnë krimet e urrejtjes (…) dhe duhet të sigurojnë që policia të ketë kompetencat dhe burimet e nevojshme për t’u luftuar këtë çështje në mënyrë më efektive”, shtoi ai, në prag të nëntë vjetorit të sulmeve të përgjakshme nga ekstremisti i djathtë norvegjez Anders Behring Breivik.