Rusia ka kryer një sulm të ri masiv me dron gjatë natës në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, duke vrarë të paktën një person, thanë zyrtarët lokalë.

Një grua u lëndua nga sulmi.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaliy Klitschko tha se një burrë vdiq kur rrënojat e dronit ranë pranë një karburanti.

Në përgjithësi, Rusia lëshoi një rekord prej 54 të ashtuquajturave dronë kamikaze në objektivat ukrainas, 52 prej të cilëve u rrëzuan, njoftoi Forca Ajrore e Ukrainës.

Vetëm në Kiev, më shumë se 40 drone u rrëzuan, thanë zyrtarët. Sipas BBC, ky informacion nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.

Rusia, e cila ka filluar luftën në shkurt 2022 – javët e fundit ka rritur sulmet e saj në Kiev, duke kërkuar të mposhtë mbrojtjen e kryeqytetit.tch