ATSH – I. Vata/ Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim deklaroi sot se SHBA nuk mbështet asnjë parti apo kandidat.

Kim shprehet se “sot takova Kryetarin e PD-së, Lulzim Basha njësoj siç jam takuar me Presidentin Ilir Meta dhe Kryeministrin Edi Rama në 48 orët e fundit. Ne përsërisim se SHBA nuk mbështet asnjë parti apo kandidat. Por mbështesim fuqimisht të drejtën e qytetarëve shqiptarë për të votuar të lirë dhe në paqe”.