Bashkëpunimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në mbështetje të Shqipërisë është më i fortë se kurrë.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim zhvilloi sot një takim me kreun e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, ambasadorin Luigi Soreca.
Kim u shpreh se ka shumë sfida përpara si zbatimi i Reformës në Drejtësi, zgjedhjet e 25 prillit, integrimi i Shqipërisë në BE.
Por theksoi Kim, ata pajtohen se bashkëpunimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në mbështetje të Shqipërisë është më i fortë se kurrë.
“Shumë sfida para nesh – zbatimi i Reformës në Drejtësi, zgjedhjet e 25 prillit, oferta e Shqipërisë për në BE – por një gjë është e sigurt: Luigi Soreca dhe unë pajtohemi që bashkëpunimi SHBA-BE në mbështetje të Shqipërisë është më i fortë se kurrë”, u shpreh Kim në një reagim.