Berlinalja, Festivali i Filmit në Berlin, organizuar zakonisht në fillim të shkurtit, është shtyrë për në muajin mars dhe kompeticioni do të zhvillohet online për shkak të pandemisë së COVID-19, njoftuan sot organizatorët.

“Edicioni i 71-të i Berlinales do të zhvillohet në “dy kohë” me një kompeticion në internet dhe dhënien e çmimeve në mars, si dhe projeksione të hapura për publikun në muajin qershor”, theksuan dy drejtuesit e festivalit në një komunikatë.

E quajtur ndryshe Berninale, ky festival është një nga ngjarjet më të mëdha të tregut ndërkombëtar të filmit në botë.

Festivali i Filmit në Berlin tërheq 480 000 kinaestë, yje filmash dhe adhurues në kinematë e kryeqytetit gjerman.

Statuja “Ariu i Artë”, që është edhe çmimi simbol i këtij i festivalit, është një nga çmimet më prestigjioze në Europë, së bashku me festivalin e Kanës në Palme d’Or të Francës dhe çmimin Lion i Artë i Festivalit të Filmit në Venecia.