Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, u shpreh sot se “turistët nga trojet shqiptare janë një forcë e madhe për turizmin në Shqipëri”.

I ftuar në një studio televizive, Klosi foli për situatën e turizmit në kushtet e pandemisë, ndërsa theksoi rëndësinë e promovimit të turizmit shqip.

“Është një forcë e madhe që ne kemi brenda këtij komuniteti edhe në vitet e kaluara. Një numër të konsiderueshëm turistësh i kemi nga shqiptarët nga diaspora dhe të gjitha anët e kufirit. Në politikat tona është që detin e Shqipërisë ta shndërrojmë në det të shqiptarisë dhe të rajonit”, tha Klosi.

Ndërkohë, Klosi theksoi se turistët e huaj po vijnë në Shqipëri me çartera të dedikuar turistikë me linjë të drejtpërdrejt nga kompanitë që marrin përsipër edhe kushtet e menaxhimit në situatën e pandemisë.