Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka reaguar përmes një status në rrjetet sociale për sulmin fizik ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë protestës së sotme të opozitës.
Koçi thekson se, PS nuk ka kurrën e kurrës interes për incidente të tilla ordinere që dëmtojnë imazhin e një dite historike për Shqipërinë.
“E vetmja palë që do përfitonte nga akti sa i neveritshëm aq edhe idiot i goditjes fizike të Berishës do ishte opozita. Por nuk besoj se kanë mbërritur deri në atë pikë sa ta kenë planifikuar vetë”, tha ai.
Koçi theksoi se, PS nuk ka kurrën e kurrës interes për incidente të tilla ordinere që dëmtojnë imazhin e një dite historike për Shqipërinë dhe i japin ushqim skenarëve konspirative e të dhunshëm të opozitës.
Ai tha se çdo njeri pa dallim politik e dënon aktin e sotëm.
“Çdo njeri normal, pa dallim politik e dënon aktin e sotëm, pa asnjë ngurrim. Më duket mua, apo këta të opozitës po shfaqen të lumtur me aktin dhe të hidhëruar me samitin?”, u shpreh ai.