Komitetit Teknik i Ekspertëve nisur nga numri i lartë i të prekurve me COVID-19 në vend vendosi që të kufizojë lëvizjen 22:00 deri në 6:00 të mëngjesit duke nisur nga e mërkura, më 11 nëntor 2020.

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka theksuar se masat do të rishikohen në varësi të situatës, ndërsa për tre jave vendi do të jetë i mbyllur në këto orare.

“E gjithë lëvizja në vend do të kufizohet nga 22:00 deri në 6:00 të mëngjesit, por përjashtim bëjnë strukturat e shërbimeve. Këto masa do të hyjnë ditën e mërkurë më 11 nëntor dhe do të zgjasin për tre javë. U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat. Testet e shpejta janë shumë specifike. Nëse është pozitiv s’ka pse të mohohet, por ka raste që një test negativ dhe ka shenja klinike duhet të konfirmohet,nëse është asimptomatik, ka disa elementë. Testimi nuk është një qëllim në vetvete pasi pasohet me izolimin apo karantinën. Masat e distancimit social janë tepër të rëndësishme dhe izolimi e karantina janë përgjegjshmëri vetjake. Ritestimi apo përfundimi i izolimit që bazohet në ritestim, nga studimet e kryera këta persona nuk janë më infektues, deri në ditën e 10 pasi e kanë kaluar”, tha Rakacolli.

Vendimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve

Kufizim i lëvizjeve dhe ndalim i aktiviteteve të bareve e restoranteve pas orën 22:00 si dhe punë nga shtëpia për administratën publike

Prof. Mira Rakacolli: Masat të moderuara, nisin të mërkurën dhe do të zgjasin 3 javë. 09 Tetor- Komiteti Teknik i Ekspertëve në një komunikim për median ka bërë me dije masat e fundit që do të ndërmerren me qëllim parandalimin e COVID19.
Drejtuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, prof. Mira Rakacolli ka bërë me dijse se Komiteti Teknik I Ekspertëve propozon mbylljen e aktiviteteve të bareve dhe restorante dhe kufizimin e lëvizjeve pas orës 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit.  “Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme. Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përvec shërbimit delivery”, tha prof. Rakacolli. Drejtuesja e Komitetit Teknik tha se për administratën publike rekomandohet puna nga shtëpia, në zbatim të protokolleve të sigurisë. “Smart-working për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë”.
Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve.

Lajmi në përditësim…

Top Channel