Një konferencë e donatorëve për koronavirusin, e organizuar nga Bashkimi Europian mori premtime për ndihmë financiare me vlerë totale 6,89 miliardë dollarë.

Shuma e parave, që do të shkojë për zhvillimin e trajtimeve dhe vaksinave për sëmundjen COVID-19, u njoftua nga presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen.