Kosova ka shpërblyer me nga 100 euro mësuesit e sistemit arsimor para-universitar të sektorit publik.
Ky shpërblim është ndarë nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike, i aprovuar më 14 janar 2021, konkretisht nga masa 2, për mbështetjen e sektorit të arsimit për të mundësuar mbarëvajtjen e mësimit gjatë vitit shkollor 2020/21.
Ndërsa, dhënia e pjesës së dytë të shtesës prej 100 euro, pritet të realizohet në muajin Maj, bën me dije Ministria e Financave.



























