Bashkia e Elbasanit ka nisur një aksion për lirimin e të gjitha hapësirave të zëna në zonën e Krastës, e cila po u kthehet në këtë mënyrë qytetarëve. Bëhet fjalë për rreth 7000 metra tokë të zaptuara me qëllim shfrytëzimin e tyre, që po i rikthehen Fondit Pyjor të Bashkisë Elbasan.
Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, Policia Bashkiake dhe Inspektoriati i Mjedisit po vijojnë me aksionet për t’i dhënë fund paligjshmërisë dhe zbatimit rigoroz të Kodit Penal për aktivitetet e paligjshme e ndërtimet pa leje. Në këtë aksion mori pjesë edhe vetë kryebashkiaku Gledian Llatja.
Llatja u ndal gjithashtu edhe tek situata me zjarret në ditët e fundit, ku ka pasur shumë vatra të tilla. Sipas tij, edhe pse pyjet mund të digjen nga persona të papërgjegjshëm, bashkia sërish do t’i rimbjellë.
Lirimi i hapësirave të zëna me pa të drejtë dhe mbjelllja e fidanëve të rinj në shumë zona të qytetit është në fokusin e veçantë të bashkisë së Elbasanit.
Edlira XHERRI




























