Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja uroi fëmijët shqiptarë në Ditën Botërore të Fëmijëve.
“GËZUAR DITËN E FËMIJËVE!❤️
#1Qershor🎈”, , shkruan Llatja në një postim në rrjetet sociale.
1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, në Shqipëri dhe në mbarë botën, u kushtohet fëmijëve me aktivitete festive.
Dita e Fëmijëve është vendosur më datën 1 Qershor, sepse në këtë datë është mbajtur konferenca botërore e mirëqenies së fëmijëve në Gjenevë në vitin 1925.
Më 1 Qershor jo vetëm festohet, por kjo ditë njihet për sensibilizimin për t’i thënë jo dhunës, bullizmit dhe abuzimeve të tjera ndaj fëmijëve.
Edlira Xherri