Gjatë një komunikimi live pak minuta më parë, Kryeministri Rama ka folur rreth gjendjes aktuale të koronavirusit në vendin tonë. Ai theksoi se numrat janë shqetësues, por nën kontroll dhe se testimet janë rritur. Kryeministri shtoi se një mbyllje tjetër do të ishte dërrmuese për Shqipërinë, por nëse do të vijojmë kështu, fatkeqësisht do të na duhet të rimbyllemi.

Gjithashtu, kryeministri bëri me dije 3 masa të reja që do të vihen në zbatim, në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e koronavirusit.

1-Nuk do të tolerohen më bizneset që nuk respektojnë protokollin e sigurisë dhe përveç gjobave do të aplikohet dhe heqja e lirisë, pasi nuk mund të lejohet cënimi i jetës së qytetarëve.

2-Nuk do të lejohen grumbullimet dhe do të penalizohen qytetarët që bëhen pjesë e grumbullimeve apo grupimeve më të mëdha se numrat e lejuara.

3- Qytetarët do të vijojnë të qarkullojnë lirisht, pa nevojën e autorizimeve apo kufizimeve, por do të penalizohen nëse kapen në shkelje të rregullave të thjeshta të distancimit social.