Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zbuluar për “Kjo Javë” se për zgjedhjet e 25 prillit do të garojë vetëm në qarkun e Tiranës.

Sipas tij, ky qark i ka besuar për herë të parë përfaqësimin si deputet

Biseda në studio:

Nisida Tufa: Po flisnim për ekipin e tij, për sfidat që ka vet kryetari i Partisë Demokratike. Ju vetë ku do të garoni, zoti Basha?

Lulzim Basha: Do të garoj në qytetin e Tiranës.

Nisida Tufa: Në Tiranë.

Lulzim Basha: Ky qytet më ka besuar për herë të parë përfaqësimin si deputet. Më ka besuar drejtimin si kryebashkiak dhe unë do të garojë në qytetin e Tiranës. Jo nuk do të garoj në asnjë qark tjetër. Çdo qark do të ketë deputetët e vet dhe drejtuesit e vet.

Nisida Tufa: Dhe e gjithë fushata, e gjithë vëmendja besoj sikurse është edhe ekipi juaj ka në mënyrë paralele kudo, për Tiranën do të jetë edhe më tej për ju.

Lulzim Basha: Padiskutim që po! Megjithëse si kryetar i partisë dhe si kandidati për kryeministër, i opozitës së bashkuar, unë do të bëj fushatë në të gjithë vendin, padiskutim.