Avokati i Arben Ahmetajt, Henrik Ligori është pyetur nga gazetarja Anila Hoxha se ku ndodhet ish zv. Kryeministri.

Ai është përgjigjur se do të vijë kur të ketë liri.

Avokati: Ai gjendet pranë familjes së tij, do të kthehet kur të ketë liri, kur të ketë liri.

Kuvendi votoi me 117 vota pro heqjen e mandatit të deputetit Arben Ahmetajt, duke i hapur rrugë arrestimit të ish. zv. Kryeministrit, pas kërkesës së SPAK.

Ky ishte hapi i fundit që i takonte Kuvendit të Shqipërisë. Kuvendi do njoftojë SPAK për vendimmarrjen dhe më pas do bëhet botimi në Fletoren Zyrtare.

Më pas SPAK do të marrë leje në Gjykatë për të vijuar me arrestimin dhe kontrollin e banesës së Ahmetajt, i cili nuk ndodhet në Shqipëri. Tashmë gjithçka tjetër mbetet në dorën e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Ish-zv.kryeministri është larguar nga Shqipëria para se Kuvendi të shqyrtonte kërkesën e SPAK për arrestimin e tij, informacion i konfirmuar nga avokatët e Ahmetajt, të cilët thanë se është larguar për arsye personale.

SPAK deklaron se ka mbledhur prova që tregojnë se ish-ministri i Financave në gjashtë raste ka kryer korrupsion

Top Channel