“Në momentin e parë kur unë kam hyrë në shtëpinë e Frenklit ishte verë dhe i lashë shapkat përjashtë. Mamaja e tij i mori dhe i futi brenda duke më thënë ‘Jo shapkat jashtë se s’do të dalësh ndonjëherë nga këtu’. Është shumë meraklie, një tironce e lezetshme”- do të rrëfente në një intervistë të para 1 viti, Jona Spahiu. E kaq do të na mjaftonte për të kuptuar se marrëdhënia e saj me vjehrrën është vërtetë speciale.
Dje e vërtetuam sërish, e sigurisht që ky është një leksion i mirë edhe për ato vajza që sapo kanë hyrë në një derë të re dhe i tremben marrëdhënies me mamanë e partnerit. Jona ishte e ftuar në emisionin “ABC e Pasdites”, prej nga ku edhe rrëfeu detaje të shumta nga jeta personale dhe profesionale.
Ndër të tjera ajo mori një surprizë shumë të veçantë nga vjehrra e saj, që kishte përgatitur një videomesazh për Jonën, në të cilën ajo u shpreh “Na bën krenarë çdo ditë. Jam shumë e lumtur që të kam pranë. Më ke dhuruar gjënë më të bukur në botë, dashurinë tënde dhe të Raidenit”.E emocionuar nga surpriza, moderatorja tha se mamaja e bashkëshortit të saj është një njeri shumë i dashur dhe se ka mësuar mjaft gjëra prej saj.