“S’trembem gjallë në botë nga covidi. Kurohem në shtëpi ushqehem me limona, me gjëra djegëse”.
Ardian Jorgji -Pneumolog : “Nuk kam asnjë kundërshtim kundrejt ushqimeve popullore, por jo vetëm nuk janë të mjaftueshme por mund të bëjë qe të humbasësh kohë e të kesh pasoja në shëndet
Pneumologu Ardian Jorgji tregon se janë të shumtë pacientët e prekur me koronavirus që shkojnë me vonesë për vizitë te mjeku pasi infeksioni është rënduar.
Ardian Jorgji : “Ka plot raste që thotë po ushqehem mirë, kam marr ilace popullore. Por kur vihen re një temperaturë persistente, kollë e shtuar, djerë duhet patjetër kontakti me mjekun”.
Nga ana tjetër, për doktor Jorgjin është i gabuar edhe mjekimi i tepërt online apo përmes telefonit.
Nuk mund të kurohet një pacient me mori antibiotikësh, kortizonikësh pa u prekur, ngul këmbë për vizitën te mjeku..