Tashmë mësuesit nuk duhet të ketë frikë nëse nuk kualifikohen në provim. Ministrja e Arsimit Znj. Evis Kushi tha se mësuesit nuk do të largohen nga detyra në rast se nuk kualifikohet, por do të testohen derisa të marrin provimin. Një masë e tillë lehtësuese është marrë për të mos ndëshkuar mësuesit.
Rregulli i mëparshëm përcaktonte largimin e mësuesve nga detyra në rast se nuk kualifikoheshin dy herë në provim.
Ministrja tha se provimi i kualifikimit ndikon në nivelin e pagës së mësuesit, por për Ministrinë e Arsimit shumë rëndësishëm është niveli i mësuesve.