Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka mikpritur në ambientet e ministrisë dy sportistë kampionë të Ballkanit në disiplinën e skive, Erjon Tolën dhe Kevin Qerimin.

“Shumë e lumtur dhe krenare të takoja sot sportistët kampionë të Ballkanit, patriotët e mi nga Elbasani Erjon Tola dhe Kevin Qerimi, të cilët na kanë nderuar duke arritur rezultate maksimale në garat ballkanike të skive në Kolashin të Malit të Zi”, u shpreh ministrja.

Kushi nënvizon “mbështetjen e vazhdueshme të MASR për këta të rinj dhe të gjithë talentet që spikasin, përfaqësojnë denjësisht Shqipërinë dhe lartësojnë flamurin tonë në gara të ndryshme ndërkombëtare”.

Në fund, ajo i uroi suksese atyre në prag të nisjes në Kampionatin Botëror të Skive në Itali. “Shumë suksese kampionëve në prag të nisjes në Kampionatin Botëror të Skive në Itali! Forca çuna dhe lart e më lart”.