Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi priti sot në MAS, ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci dhe përfaqësues të RaiCom.
Në takim u bisedua mbi forcimin bashkëpunimit mes RTSH dhe Televizionit Publik Italian, i cili ka një eksperiencë të gjatë me programacionin edukativ e mësimor në Rai Scuola.
“Televizioni mund të kthehet në një “klasë të madhe virtuale” ku të gjithë nxënësit të gjejnë edukim, kulturë dhe argëtim”, u shpreh Kushi.
“Ne synojmë që kanali RTSH Shkolla, i cili u kthye në kanalin më të rëndësishëm gjatë periudhës së pandemisë, sot të rivitalizohet dhe pasurohet jo vetëm me programe me tematika mësimore, por edhe me ato të edukimit shkencor, qytetar, mësimin e gjuhës, etj”, theksoi Kushi në një postim në rrjetet sociale.