Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar mëngjesin e sotëm në juglindje të Shqipërisë.

Qendra Evropiane e Sizmologjisë raporton se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.4 dhe epiqendër 7 kilometra në veri të Korçës.

Nuk ka raportim për dëme materiale.