Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme nisur nga situata e krijuar prej kufizimeve të lëvizjes së lirë të udhëtarëve jashtë vendit, me qëllim parandalimin e situatave problematike, informon në kohë reale për çdo ndryshim të këtij regjimi që lidhet me lëvizjen e qytetarëve shqiptarë.
Në mënyrë të detajuar, MEPJ ka listuar shtetet ku qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë lirisht, ku kërkohet karantina dhe tamponi.