Funari në Elbasan, është padyshim një oazë i mahnitshëm, në zemër të Shqipërisë. Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ka publikuar pamje mahnitëse nga Funari i cili është cilësuar si Zvicra e trevave të Elbasanit, për shkak të larmishmërisë së maleve e kodrinave, që ndodhen këtyre anëve.
Kryebashkiaku Llatja i ka kushtuar një vëmëndje të veçantë Funarit, i cili sipas tij ka një reliev dhe klimë të përshtatshme, për zhvillimin e turizmit në të 4 stinët e vitit. Bashkia e Elbasanit synon që ta kthejë Funarin në destinacionin kryesor të sporteve të natyrës në Shqipërinë e mesme.

Ndryshe Funsrin mund ta quajmë oazin e sapozbuluar, të turizmit malor, që dalëngadalë po merr jetë, kjo edhe falë investimeve të shumta, pëtfshirë edhe pistën e parashutizmit.

Natyra duket se është treguar shumë bujare me këtë zonë duke i falur mjedise natyrale për t?u admiruar me male, lëndina e livadhe të panumërta të cilat të japin mundësi për inprovizimin e kampeve ditorë për turistë vendas e të huaj.

Edlira XHERRI