Atletja shqiptare, Luiza Gega dhe ai ukrainas, Sergi Shevçenko fituan sot Maratonën e 16-të e Shkupit, respektivisht me kohët 02:35:34 dhe 02:22:49, sipas sdk.mk.
Nga sportistët maqedonas, fitues ishin Adriana Pop Arsova dhe Dario Ivanovski.
Maratona e Shkupit u mbajt sot nën një protokoll të veçantë për mbrojtje nga COVID-19 dhe nën moton “Vrapimi do t’ju ndryshojë”.
Për shkak të pandemisë, një numër i kufizuar i pjesëmarrësve vrapuan në maratonë këtë vit, rreth 1 500 në tre disiplina: maratonë, gjysmë maratonë dhe maratonë stafetë.
“Shkupi tashmë njihet si një qytet që zhvillon një maratonë vjetore, e cila e vendos atë në hartë së bashku me qytetet e tjera në Bashkimin Europian dhe në të gjithë botën. Maratonat mishërojnë disa vlera të BE si mirëqenien, solidaritetin, unitetin dhe diversitetin”, tha ambasadori i BE, David Gere