Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka publikuar shifra nga punësimet në sektorin shëndetësor që nga viti 2017.

Sipas Manastirliut, në 2017-2020 janë punësuar 1234 mjekë dhe 3500 infermierë.

Ndërkaq, nga ky muaj është bërë realitet rritja e pagave për bluzat e bardha me 40%.

Paraditen e sotme, Manastirliu deklaroi se janë rritur me 57% pagat për mjekët dhe infermierët që nga vitit 2013.