ATSH/ Maroku ka hequr regjimin e vizave për qëndrime afatshkurtra, për shtetasit shqiptarë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informoi sot se autoritetet kompetente të Mbretërisë së Marokut kanë vendosur heqjen e kërkesës për vizë për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë në Marok për qëndrime afatshkurtra.

Ambasada e Mbretërisë së Marokut, e akredituar në Republikën e Shqipërisë, me seli në Romë, ka njoftuar Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë se autoritetet kompetente marokene kanë vendosur heqjen e kërkesës për vizë për shtetasit e Republikës së Shqipërisë që udhëtojnë drejt Mbretërisë së Marokut për qëndrime afatshkurtra.

Ky vendim hyn në fuqi më 15 gusht 2026 dhe lidhet me angazhimin e shprehur në Deklaratën e Përbashkët të nënshkruar më 1 mars 2025, ndërmjet Ministrit të Punëve të Jashtme, Bashkëpunimit Afrikan dhe Marokenëve Jashtë Vendit të Mbretërisë së Marokut dhe homologut të tij shqiptar, Igli Hasani, i cili në atë kohë mbante detyrën e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

/m.m/r.e/a.f/