Në fshatin Jagodinë, Elbasan, Gentian Sollaku ka ndërtuar një serrë me një sipërfaqe prej 6208 m2.

E krijuar me pajisjet bashkëkohore, në sajë të mbështetjes nga programi IPARD II, ai kultivon perime të ndryshme, duke respektuar standardet evropiane për prodhimin e produkteve të sigurta për konsumatorët.

AZHBR, në të treja thirrjet e programit II, ka mbështetur sektorin e kultivimit të fruta-perimeve në serra, ku është investuar në strategji dhe modele të ndryshme të kultivimit, si: serrat hidroponike, serrat e modelit izraelit, ato moderne me ngrohje, si edhe serrat e thjeshta diellore.

Përmes risive të aplikuara, sot kemi arritur të kemi produkte konkuruese brenda dhe jashtë vendit, gjatë gjithë vitit.atsh